Akademia Smart Home është institucion që synon të arrijë dy qëllime: krijimin e kurrikulës për institucionet arsimore dhe vetëdijësimin e komunitetit për të mirat dhe dobitë që i sjellë implementimi i sistemit Smart Home.
Smart Home Academy në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo - ICK në Prishtinë dhe me organizata ndërkombëtare, si GIZ (Gjermani) ose Swisscontact (Zvicër), ka organizuar dhe po organizon trajnime nëpër shkolla dhe universitete në Shqipëri dhe në Kosovë.
Një konstatim është i përgjithshëm: arsimi në Shqipëri dhe në Kosovë ka nevojë për një përditësim me kurrikula nga teknologjia moderne inteligjente dhe kognitive.
Janë të domosdoshme detyrat për nxjerrjen e teknikëve dhe të ekspertëve në implementimin e sistemeve Smart Home dhe të sistemeve inteligjente për shtëpitë e familjet, për ndërtesat, hotelet, bizneset e fabrikat dhe lagjiet e qytetet. Së bashku me ekspertë të fushës dhe në mbështetje ë organizatave ndërkombëtare respektive dhe të institucioneve vendase, po punojmë në këtë drejtim, duke u përpjekur edhe për krijimin e Kurrikulës arsimore të sistemeve Smart Home dhe përgjithësisht të teknologjisë smart.
Vetëdijësimi i komunitetit shkon në dy drejtime:
1. Për dobitë që i ofron ky sistem duke krijuar edhe një aset të ri pronësor, dhe
2. Për njohjen e cilësisë dhe refuzimin e produkteve e të sistemeve të standardeve të dyta ose të dyshimta..
Adresa: ICK - Rr. Rexhep Mala 28A,
10000 Prishtinë
Telefon: +355 674682795
Telefon: +377 45714131
Email: info@smarthome-europe.net
Paraprakisht sipas terminit.
Copyright © 2019 All Rights Reserved