Një sistem i qëndrueshëm Smart Home është kur ai i plotëson tri kushtet themelore në vijim:
1. sistem modular, duke mundësuar zgjerimin hap pas hapi
sipas mjediseve, kërkesave ose mundësive;
2. sistem open, i hapur për produktet e prodhuesve të tretë
dhe i hapur për teknologjinë e ardhshme pas shumë
vjetëve;
3. sistem Power Line, që funksionon përmes linjave të rrymës
elektrike, pa kërkuar kabllo shtesë ose që nuk bazohet në
funksion valor.
.
Smart Home është rrjeti në shtëpi (ndriçimi, sistemi i mbrojtjes nga drita, ngrohja, klima, aparatet elektrike, etj) dhe rreth shtëpisë (kopshti, garazha, pool, porta, etj). Aparatet rrjetëzohen dhe pajisen me inteligjencë, duke komunikuar mesvete dhe me banorët.
Smart Home u përshtatet nevojave dhe dëshirave të secilit banor. Smart Home i kursen banorët nga punë të përditshme dhe të bezdisshme. Smart Home u sjellë njerëzve përkujdesje ndaj shëndetit, siguri më të lartë dhe kursim të energjisë e rritje të shportës familjare, si dhe vlerë më të lartë të pronës.
FORMAT E KONTROLLIT NË SMART HOME
SMARTFONI
Smart Home mund të kontrollohet nga cilado distancë e botës me anë të aplikacionit në smartfon ose tablet. Nga cilado largësi kontrollohen pajisjet ose mund të simulohet prezenca.
PULSANTI
Brenda shtëpisë mundësi praktike e kontrollit të pajisjeve është pulsanti, që e zëvendëson çelësin&ndërprerësin. Me anë të tij kontrollohen më shumë pajisje, p.sh. ndriçimi, grilat, ngrohja ose televizori.
ASISTENTI DIGITAL
Asistenti digital është ndërfaqja më interesante e kontrollit të sistemit Smart Home, e cila realizohet me zë. Asistentët më të përhapur janë p.sh. Amazon Alexa, Google Home, etj.
Komponentët janë Njësia Qendrore e Kontrollit, e cila instalohet në panelën e siguresave/automatëve dhe mikrokompjutorët në formën e klemave me ngjyra, të cilat instalohen në pajisje ose në kutiza. Me instalimin e Njësisë Qendrore krijohet infratsruktura digitale për zgjerimin e sistemit sipas preferencave dhe mundësive deri në pakufi. Kjo është interesante veçanërisht për kompanitë ndërtimore, të cilat duan që për klientët e tyre në objektet e ndërtuara të ofrojnë infrastrukturën e nevojshme digitale së bashku me infrastrukturën elektrike.
NJËSIA QENDRORE E KONTROLLIT
Asnjë sistem nuk funksionon pa Njësinë Qendrore të Kontrollit, e cila njëkohësisht e përbën infrastrukturën digitale për një shtëpi. Kjo Njësi ose infrastrukturë përbëhet nga: 1. Filteri, që e siguron sistemin nga ndërhyrjet dhe hakerimet (një Filter instalohet për një fazë); 2. nga Metri, i cili e paraqet dirigjentin e sistemit (një Metër instalohet për një qark elektrik) dhe 3. Serveri i cili e bën lidhjen e sistemit me internet dhe e mundëson konfigurimin e sistemit (një Server mjafton për një shtëpi, përjashtim bëhet te hotelet, ku nevojitet nga një server për secilën dhomë).
MIKROKOMPJUTERËT
Ata duken si klema, por janë mikrokompjuter. Ata janë pulsant, dimues, kontrollor, llogaritës, magazinues të informatave dhe adapter të rrjetit, dhe të gjitha në një. Secila pajisje elektrike merr një klemë me funksione specifike, të cilat nga jashtë ndryshojnë në pamje të ngjyrave dhe në brendësi nga hardware dhe software.
Ky sistem është thjeshtësuar aq sa, veç pesë tipe të
mikrokompjuterëve e mbulojnë tërë gamën e aplikacioneve
nga kontrolli i ndriçimit deri te ai i qasjes.
Secili mikrokompjuter i memoron specifikat e veta, i sjellë funksionet e paradefinuara dhe lajmëron pajisjen kur ajo lidhet me sistemin.
Parasëgjithash, ky mikrokompjuter është miniatura më e vogël e inteligjencës në botë.
Adresa: ICK - Rr. Rexhep Mala 28A,
10000 Prishtinë
Telefon: +355 674682795
Telefon: +377 45714131
Email: info@smarthome-europe.net
Paraprakisht sipas terminit.
Copyright © 2019 All Rights Reserved