Komunitetet smart janë pjesa më e rëndësishme e zhvillimit urban dhe rural sot në botë. Ne e kemi zhvilluar një koncept të veçantë për ndërtimin e sistemeve Smart Community, një koncept tashmë i paraqitur në nivelet e Bashkimit Europian.
Politika e kohezionit për rritjen e ekonomisë dhe të vendeve të punës zbatohet në territorin e BE-së, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale, me një buxhet prej 352 miliardë Euro për periudhën 2014 – 2020.
Në këtë drejtim dhe në favor të këtij kohezioni, Bashkimi Europian ka miratuar politika dhe vendime të rëndësishme.
.
Smart Community është sistem i ri i ekonomisë digitale për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Një kontroll inteligjent i ndërtesave, i mobilitetit, teknologjisë, shëndetësisë, infrastrukturës, admnistratës, ekonomisë, sigurisë dhe arsimit ëshë i domosdoshëm për të rritur kohezionin ekonomik dhe për të përmirësuar barazinë sociale dhe për të mënjanuar keqkuptimet etnike e historike të shoqërive tona, të cilat janë veçanërisht të dukshme në mes të zonave rurale dhe urbane.
Smart Community është një sistem më i gjerë se sa teknologjia, dhe ai i ka 4 tipare karakteristike: infrastruktura digitale e teknologjia smart, eficienca e energjisë dhe e resurseve, ekososistemi dhe qëndrueshmëria. Sistemi i komunitetit smart përmban në vete inovacione teknike, ekonomike dhe sociale.
Baza për ndërtimin e një komuniteti smart është infrastruktura digitale. Infrastruktura e qëndrueshme është instalimi i teknologjisë LPWAN, si një teknologji e avansuar dhe me kosto më të ulët se GSM.. Mbi këtë infrastrukturë mundësohet funksionimi i platformave dhe i multiplatformës.
.
Multiplatforma është modulare dhe përbëhet prej disa platformave module. Vlera e multiplatformës qëndron në faktin, se për arsye të digitalizimit do të zhvillohen dhe etablohen:
produkte të reja
eficiencë e energjisë dhe e resurseve
modele të reja të punës dhe të biznesit
tregje të reja
bashkëqeverisje
inteligjencë kolektive
Me një infrastrukturë inteligjente, si është Smart City, multiplatforma komunikon direkt me ndërtesat e objektet digitale dhe aparatet shtëpiake ose bizneset. Kështu thjeshtësohet menaxhimi i ndërtesave dhe përdoruesve u ofrohen shërbime shtesë për më shumë komoditet, siguri, qëndrueshmëri dhe zvillim ekonomik/social. Komunitetit fiton në atraktivitet me Internet of Things, me rrjetëzimin e të gjitha pajisjeve, sensorëve dhe aktorëve me smart, integrimi i teknikës, kontrolli ose qeverisja.
Modulet që integrohen në komunitetin smart me multiplatformë:
Adresa: ICK - Rr. Rexhep Mala 28A,
10000 Prishtinë
Telefon: +355 674682795
Telefon: +377 45714131
Email: info@smarthome-europe.net
Paraprakisht sipas terminit.
Copyright © 2019 All Rights Reserved