Smart Home

SMART HOME

 

Një sistem i qëndrueshëm Smart Home është kur ai i plotëson tri kushtet themelore në vijim:

 

1. sistem modular, duke mundësuar zgjerimin hap pas hapi

    sipas mjediseve, kërkesave ose mundësive;

 

2. sistem open, i hapur për produktet e prodhuesve të tretë

    dhe i hapur për teknologjinë e ardhshme pas shumë

    vjetëve;

 

3. sistem Power Line, që funksionon përmes linjave të rrymës

    elektrike, pa kërkuar kabllo shtesë ose që nuk bazohet në

    funksion valor.

.

Smart Home është rrjeti në shtëpi (ndriçimi, sistemi i mbrojtjes nga drita, ngrohja, klima, aparatet elektrike, etj) dhe rreth shtëpisë (kopshti, garazha, pool,  porta, etj). Aparatet rrjetëzohen dhe pajisen me inteligjencë, duke komunikuar mesvete dhe me banorët. 

 

Smart Home u përshtatet nevojave dhe dëshirave të secilit banor. Smart Home i kursen banorët nga punë të përditshme dhe të bezdisshme. Smart Home u sjellë njerëzve përkujdesje ndaj shëndetit, siguri më të lartë dhe kursim  të energjisë e rritje të shportës familjare, si dhe vlerë më të lartë të pronës.

FORMAT E KONTROLLIT NË SMART HOME

SMARTFONI

 

Smart Home mund të kontrollohet nga cilado distancë e botës me anë të aplikacionit në smartfon ose tablet. Nga cilado largësi kontrollohen pajisjet ose mund të simulohet prezenca.

PULSANTI

 

Brenda shtëpisë mundësi praktike e kontrollit të pajisjeve është pulsanti, që e zëvendëson çelësin&ndërprerësin. Me anë të tij kontrollohen më shumë pajisje, p.sh. ndriçimi, grilat, ngrohja ose televizori.

ASISTENTI DIGITAL

 

Asistenti digital është ndërfaqja më interesante e kontrollit të sistemit Smart Home, e cila realizohet me zë. Asistentët më të përhapur janë p.sh. Amazon Alexa, Google Home, etj.

KOMPONENTËT

Komponentët janë Njësia Qendrore e Kontrollit, e cila instalohet në panelën e siguresave/automatëve dhe mikrokompjutorët në formën e klemave me ngjyra, të cilat instalohen në pajisje ose në kutiza. Me instalimin e Njësisë Qendrore krijohet infratsruktura digitale për zgjerimin e sistemit sipas preferencave dhe mundësive deri në pakufi. Kjo është interesante veçanërisht për kompanitë ndërtimore, të cilat duan që për klientët e tyre në objektet e ndërtuara të ofrojnë infrastrukturën e nevojshme digitale së bashku me infrastrukturën elektrike.

NJËSIA QENDRORE E KONTROLLIT

 

Asnjë sistem nuk funksionon pa Njësinë Qendrore të Kontrollit, e cila njëkohësisht e përbën infrastrukturën digitale për një shtëpi. Kjo Njësi ose infrastrukturë përbëhet nga: 1. Filteri, që e siguron sistemin nga ndërhyrjet dhe hakerimet (një Filter instalohet për një fazë); 2. nga Metri, i cili e paraqet dirigjentin e sistemit (një Metër instalohet për një qark elektrik) dhe 3. Serveri i cili e bën lidhjen e sistemit me internet dhe e mundëson konfigurimin e sistemit (një Server mjafton për një shtëpi, përjashtim bëhet te hotelet, ku nevojitet nga një server për secilën dhomë).

MIKROKOMPJUTERËT

 

Ata duken si klema, por janë mikrokompjuter. Ata janë pulsant, dimues, kontrollor, llogaritës, magazinues të informatave dhe adapter të rrjetit, dhe të gjitha në një. Secila pajisje elektrike merr një klemë me funksione specifike, të cilat nga jashtë ndryshojnë në pamje të ngjyrave dhe në brendësi nga hardware dhe software.

Ky sistem është thjeshtësuar aq sa, veç pesë tipe të

mikrokompjuterëve e mbulojnë tërë gamën e aplikacioneve

nga kontrolli i ndriçimit deri te ai i qasjes.

Secili mikrokompjuter i memoron specifikat e veta, i sjellë funksionet e paradefinuara dhe lajmëron pajisjen kur ajo lidhet me sistemin.

Parasëgjithash, ky mikrokompjuter është miniatura më e vogël e inteligjencës në botë.

MERRNI KONTAKT


Adresa: ICK - Rr. Rexhep Mala 28A,

10000 Prishtinë

Telefon: +355 674682795

Telefon: +377 45714131

Email: info@smarthome-europe.net

ORARI

 

Paraprakisht sipas terminit.

 

 

Copyright © 2019 All Rights Reserved