Smart Community

SMART EUROPE

 

Komunitetet smart janë pjesa më e rëndësishme e zhvillimit urban dhe rural sot në botë.  Ne e kemi zhvilluar një koncept të veçantë për ndërtimin e sistemeve Smart Community, një koncept tashmë i paraqitur në nivelet e Bashkimit Europian.

 

Politika e kohezionit për rritjen e ekonomisë dhe të vendeve të punës zbatohet në territorin e BE-së, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale, me një buxhet prej 352 miliardë Euro për periudhën 2014 – 2020. 

 

Në këtë drejtim dhe në favor të këtij kohezioni, Bashkimi Europian ka miratuar politika dhe vendime të rëndësishme.

.

SMART COMMUNITY

 

Smart Community është sistem i ri i ekonomisë digitale për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Një kontroll inteligjent i ndërtesave, i mobilitetit, teknologjisë, shëndetësisë, infrastrukturës, admnistratës, ekonomisë, sigurisë dhe arsimit ëshë i domosdoshëm për të rritur kohezionin ekonomik dhe për të përmirësuar barazinë sociale dhe për të mënjanuar keqkuptimet etnike e historike të shoqërive tona, të cilat janë veçanërisht të dukshme në mes të zonave rurale dhe urbane.

Smart Community është një sistem më i gjerë se sa teknologjia, dhe ai i ka 4 tipare karakteristike: infrastruktura digitale e teknologjia smart, eficienca e energjisë dhe e resurseve, ekososistemi dhe qëndrueshmëria. Sistemi i komunitetit smart përmban në vete inovacione teknike, ekonomike dhe sociale.

Baza për ndërtimin e një komuniteti smart është infrastruktura digitale. Infrastruktura e qëndrueshme është instalimi i fibrave optik, sistemi Triple-play dhe sistemi Smart Home/Office/Building. Mbi këtë infrastrukturë mundësohet funksionimi i platformave dhe i multiplatformës.

.

MULTIPLATFORMA

 

Multiplatforma është modulare dhe përbëhet prej disa platformave module. Vlera e multiplatformës qëndron në faktin, se për arsye të digitalizimit do të zhvillohen dhe etablohen:

 

produkte të reja

eficiencë e energjisë dhe e resurseve

modele të reja të punës dhe të biznesit

          tregje të reja

          bashkëqeverisje

          inteligjencë kolektive

 

PLATFORMA SMART LIVING DHE CITY SERVICES

Me një infrastrukturë inteligjente, si është Smart Home, multiplatforma komunikon direkt me ndërtesat e objektet digitale dhe aparatet shtëpiake ose bizneset. Kështu thjeshtësohet menaxhimi i ndërtesave  dhe përdoruesve u ofrohen shërbime shtesë për më shumë komoditet, siguri, qëndrueshmëri dhe zvillim ekonomik/social. Komunitetit fiton në atraktivitet me Internet of Things, me rrjetëzimin e të gjitha pajisjeve, sensorëve dhe aktorëve me smart, integrimi i teknikës, kontrolli ose qeverisja.

MODULET

 

Modulet që integrohen në komunitetin smart me multiplatformë:

 

  • Moduli i energjisë së rigjenerueshme
  • Moduli shëndetësor
  • Moduli arsimor
  • Moduli Smart Lighting
  • Moduli turistik dhe Smart Sightseeing
  • Moduli i transportit
  • Moduli për ekonomizim, etj

MERRNI KONTAKT


Adresa: ICK - Rr. Rexhep Mala 28A,

10000 Prishtinë

Telefon: +355 674682795

Telefon: +377 45714131

Email: info@smarthome-europe.net

ORARI

 

Paraprakisht sipas terminit.

 

 

Copyright © 2019 All Rights Reserved